SHBA -ja i dhuroi Shqipërisë gjashtë automjete të blinduara Hamvi

Shqipëria

SHBA -ja i dhuroi Shqipërisë gjashtë automjete të blinduara Hamvi

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 07:28
Automjetet

SHBA-ja i dhuroi Shqipërisë 6 mjeteve të para të blinduara Hamvi me vlerë 300 mijë dollarë. Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku si dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Ministrja Kodheli, siç transmeton ATSH, u shpreh se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së është shtrirë përgjatë gjithë rrugëtimit të reformimit të Forcave të Armatosura. "Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer”, theksoi Kodheli.

Ndërsa, ambasadori amerikan, Donald Lu theksoi rolin e Shqipërisë si një aleat i veçantë i Shteteve të Bashkuara në kontinentin tonë dhe përmendi avantazhet që përfaqësojnë këto mjete.

“Ju (Shqipëria) jeni vetëm një nga 4 aleatët e NATO-s në Europë që merrni këto makina të avancuara. Qeveria e SHBA-së është e përkushtuar të forcojë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s. Kjo aftësi e re do të jetë një hap vendimtar që FA-të të Shqipërisë të arrijnë objektivin parësor të NATO-s që të kenë një grup këmbësorie të modernizuar plotësisht operacional dhe autonom deri në 2019”, tha ambasadori Lu.

Automjetet Hamvi mund të arrijnë shpejtësi maksimale prej 125 kilometrash në orë, peshojnë gjashtë ton dhe kanë automomi të lëvizjes prej 443 kilometrash. Janë të pajisura me sistemin për mbajtjen e mitralozëve të lehtë dhe minahedhësve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat