Vettingu, 68 prokurorë dhe gjyqtarë kalojnë të parët në skaner

Shqipëria

Vettingu, 68 prokurorë dhe gjyqtarë kalojnë të parët në skaner

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Janë 68 gjyqtarë dhe prokurorë të listuar, të cilët po i nënshtrohen skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Kryeprokurori Adriatik Llalla rezulton pjesë e listës me emrat, për të cilët shumë shpejt do të merret një vendim nëse duhet të shërbejnë apo të largohen nga sistemi i drejtësisë.

Gjithashtu, pjesë e listës janë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat