Voltana Ademi i uron sukses Ramës dhe i rendit "listën": Shpresoj ta kesh seriozisht...

Shqipëria

Voltana Ademi i uron sukses Ramës dhe i rendit "listën": Shpresoj ta kesh seriozisht...

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:39
Kryeministri Edi Rama dhe Voltana Ademi

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri janë mbledhur tashmë në Velipojë, në takimin e dytë informal pas atij të disa javëve më parë në Llogara.

Kryebashkiakja e Shkodrës, demokratja Voltana Ademi, pavarësisht përplasjeve të shumta që ka patur me kryeministrin, i ka shprehur këtij të fundit urimet e saj për organizimin e mbledhjes së dytë informale të qeverisë në territorin e bashkisë së Shkodrës.

Por nga ana tjetër, Ademi ka “përfituar” nga rasti për t’i kujtuar kreut të qeverisë një listë të gjatë detyrimesh ndaj Shkodrës.

Për më tepër lexoni mesazhin e Voltana Ademit:

REAGIMI I BASHKISË SHKODER

Bashkia Shkodër dhe Kryetarja Znj. Voltana Ademi përshëndesin organizimin e mbledhjes së radhës së qeverisë së re shqiptare në territorin e Bashkisë Shkodër: suksese në ushtrimin e mandatit tuaj në funksion e shërbim të qytetarëve!

Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritetet e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës.

• Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë-Shkodër)

• Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);

• Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);

• By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;

• Muzeu i artit pamor “Lin Delija”;

• Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;

• Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;

• Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.

Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër.

Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qëndror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndersjelltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat