13 vite LSI, Kryemadhi sulmon Ramën: Qeveri e vogël, korrupsion i madh

Shqipëria

13 vite LSI, Kryemadhi sulmon Ramën: Qeveri e vogël, korrupsion i madh

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka sulmuar sot Kryeministrin Edi Rama duke shprehur bindjen se pavarësisht se u krijua një qeveri e vogël, korrupsioni do të jetë i madh. Ndaj, LSI, do të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve për një luftë politike në Kuvend, grupi parlamentar i saj do të jetë jashtëzakonisht aktiv, me inisiativa, me nisma politike, premtoi Kryemadhi.

Deklaratën e saj, Kryemadhi, e bëri me rastin e 13-vjetorit të LSI, duke mbajtur në dorë një lopatë si dhe deputetët e tjerë të zgjedhur të kësaj partie, pasi kishte zgjedhur që përvjetori i partisë të mos festohej si rëndom, por me punë konkrete në dobi të qytetarëve, duke mbjellë fidanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat