Regjistrimi në klasë të parë, radhë të gjata për dëshminë e okulistit

Shqipëria

Regjistrimi në klasë të parë, radhë të gjata për dëshminë e okulistit

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 15:40
Regjistrimi në klasë të parë

Prindër e gjyshër qëndrojnë në rradhë për orë të tëra përpara derës së okulistit në ambulancën e Elbasanit për të vizituar fëmijët.

Kjo është pamja e ditëve të fundit në këtë institucion shëndetësor që sheh teksa je në pritje për të vizituar fëmijët e vegjël. Shkak për këtë është bërë pasi në dokumentacionin për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë duhet edhe vërtetimi nga okulisti.

Prindërit apo gjyshërit e të vegjëlve shprehen se po qëndrrojnë në rradhë për gati 2-3 orë e përsëri kthehen të nesërmen pasi nuk mbarojnë punë.

Prindërit: “Po presim doktorin por nuk ka ardhur akoma. Duhet të rrimë gjithë ditën në rradhë pasi duhet të vizitoj vajzën për sytë për dokument për shkollën.”

Mjeku okulist punon me orar të reduktuar në ambulancë pasi më pas i drejtohet spitalit, fakt të cilin e pohon edhe infermierja.

Infermerja: “Doktoresha është në spital do të mbarojë operacionin pastaj do të vijë.”

Qytetarët përveç radhëve kanë edhe presionin e kohës, pasi përpiqen të mos humbin edhe afatet e regjistrimit të fëmijëve në shkollë, e cila hap dyert në 11 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat