Myftiu i Tiranës paralajmëron padi për Spartak Ngjelën

Shqipëria

Myftiu i Tiranës paralajmëron padi për Spartak Ngjelën

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 16:59
Ylli Gurra

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka reaguar pas akuzave të avokatit Spartak Ngjela.

Gurra paralajmëron padi për Ngjelën, i cili më herët gjatë ditës përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, e quante ‘osman’ dhe ‘palaço’ Myftiun e Tiranës, si dhe kërkonte arrestimin e tij. Përplasja lidhet me debatin e fundit të krijuar në vend për mbulimin e monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së namazit për Ditën e Bajramit.

 Më poshtë reagimi i plotë i Ylli Gurrës.

Perkunder gjithe hamendesimeve, sajesave, akuzimeve, perbaltjes dhe ekstremizmit te thirrjeve ne vendosjen e personit dhe figures sime ne ” gijotinen” e rradhes , per gjithe opinionin publik shqiptar ne Shqiperi, Kosove e kudo i ndodhur them; O ZOT i te gjitheve fali se nuk dine çfare bejne, nuk dine per ç’ka jane dhe kujt i sherbejne.

Une jam Ylli Faik GURRA nga Dragostunja, Librazhd. Krenar per ate qe i Madhi ZOT me ka dhene shqiptarine si kombesi e Shqiperine si Atdhe, PAQEN e fese ?slame si bosht e udherrefyese per shpirtin dhe jo vetem.

Nderkohe qe cilido qe permes perbaltjes se personit tim qellimisht , i porositur, dhe per llogari te kujtdo qofte, brenda apo jashte Shqiperise do t’i duhet te perballet me dyert e drejtesise, per ekstremizem e histeri akuzash, per nxitje e ndasi fetare e nacionale dhe barbarizem qytetar.

Perkushtimi ndaj vendit, atdheut e qytetareve me ben me te vertete me besimtar shqiptar. FE – ATDHE binom i perjetshem per gjithkend shqiptar te ketij nenqielli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat