Çdo muaj vdes një person në Shqipëri nga dhuna në familje, këto janë shifrat alarmante

Shqipëria

Çdo muaj vdes një person në Shqipëri nga dhuna në familje, këto janë shifrat alarmante

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 17:18
Ilustrim

12 gra, vajza dhe nëna denoncojnë ç’do ditë dhunën nga bashkëshortët, të dashurit dhe fëmijët e tyre. 

Statistikat e dhimbshme tregojnë se fenomeni në Shqipëri është prezent prej vitesh.

Televizioni Shqiptar ka zbardhur disa prej shifrave zyrtare ku këtë vit rezultojnë  2959 denoncime të dhunës në familje në format e rrahjes, kërcënimeve, dhunës psikologjike dhe seksuale.

Më alarmante rezultojnë shifrat e viktimave. Çdo muaj një person ka humbur jetën nga kjo dhunë. Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar 9 vrasje nga dhuna në familje.

Burime pranë Policisë së Shtetit  i kanë thënë Televizionit Publik se gjatë periudhës Janar-Gusht  janë lëshuar 1563 urdhra mbrojtje, por numri do të ishte edhe më i lartë nëse të dhunuarat nuk do të tërhiqnin denoncimet të detyruara nga mosefikasiteti i zbatimit të tij dhe mentaliteti shoqëror.

Policia i shkon deri në fund denoncimeve, në rastet e nevojshme bën edhe arrestimet e dhunuesve. Mesatarisht dy persona në ditë arrestohen nga policia për dhunën në familje dhe sipas statistikave numri i tyre në periudhën Janar-Gusht është 458. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat