LSI shënon 13 vjetorin e themelimit

Shqipëria

LSI shënon 13 vjetorin e themelimit

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 19:28
LSI-së dhe LRI-së dhe anëtarët e kësaj force politike në rrethet e vendit kanë zhvilluar aktivitete të shumta të karakterit social

Aktivitete të shumta sociale janë zhvilluar nga degët e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në rrethe të ndryshme të Shqipërisë me rastin e ditës së themelimit të kësaj force politike 13 vjet më parë.

Siç njofton LSI, nën moton “Përgjegjësi sociale”, strukturat e LSI-së dhe LRI-së dhe anëtarët e kësaj force politike në rrethet e vendit kanë zhvilluar aktivitete të shumta të karakterit social në drejtim të ruajtjes së mjedisit dhe mbështetjes së kategorive të ndryshme sociale.

Dega e LSI-së Lezhë në kuadër të nismës “Përgjegjësi sociale” por edhe duke patur në fokus më shumë se kurrë luftën kundër dhunës në familje, së bashku me LRI-në e Lezhës organizoi një aktivitet simbolik sensibilizues në maternitetin e Lezhës. Duke i dhuruar një trëndafil çdo nëne dhe duke ju drejtuar me një letër të personalizuar secilës, LSI dhe LRI Lezhë apeluan shoqërinë shqiptare për më shumë vëmendje, më shumë përkujdesje për nënat dhe gratë shqiptare.

Ndërkohë në qytetin e Elbasanit, anëtarët e LSI dhe LRI-së janë angazhuar në një aktivitet të karakterit mjedisor për pastrimin e Prroit të Zaranikës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat