Vrasja e gjyqtares/ Manjani: E kam pasur studente, ishte ekselente

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares/ Manjani: E kam pasur studente, ishte ekselente

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 22:22
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një intervistë në “Ora News” është shprehur se gjyqtaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, Fildes Hafizi e ka pasur studente, dhe thekson se ajo ishte një studente ekselente.

Manjani tha se ajo ishte e para studente nga universitetet private që fitoi edhe shkollën e Magjistraturës.

Manjani: E kam shprehur ndjesinë time ditën që ndodhi ajo ngjarje e rëndë, është një ngjarje makabër. Është një betejë e përhershme me shoqërinë shqiptare ndërmjet atyre elementëve të barbarisë me qytetarinë. Unë e kam njohur personalisht, e kam pasur studene dhe ka qenë ekselente, një nga ato studente që linte mbresa. Është e para në mos gaboj dhe e fundit student e universiteteve privat, fakultete të universiteteve private që fitoi edhe shkollën e Magjistraturës. Është një ngjarje shumë e veçante në këtë rast dhe kjo e ka bërë impresionante figurn e saj në komunitetin e juristëve. Dhe unë kaq mund të them për ndjesitë profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat