Rama në mbledhje për të dytën ditë me ministrat

Shqipëria

Rama në mbledhje për të dytën ditë me ministrat

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 09:07
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me ministrat e propozuar si pjesë e kabinetit qeverisës, qysh prej ditës së djeshme ndodhen në Velipojë të Shkodrës.

Sot pritet të vijojë dita e dytë e mbledhjes informale të qeverisë. 

Pas mbledhjes së djeshme kryeministri shpalli vendimin e dytë që Qeveria e tij e re do ndërmarrë në 100 ditët e para të qeverisjes.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Edi Rama shkroi se qeveria e tij e re do t’i japë fund burokracive.

“Ginnes: Në një vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”, shkroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat