Fieraku bie në pranga, nuk do e besoni çfarë i gjejnë në makinë

Shqipëria

Fieraku bie në pranga, nuk do e besoni çfarë i gjejnë në makinë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 09:38
Policia

Një 40-vjecar është kapur nga policia e Fierit teksa transportonte mallra kontrabande.

Në përfundim të operacionit policor të koduar “TAKSISTI” është arrestuar shtetasi Niko Goga, 40 vjeç, banues në Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnje -Fier duke transportuar me mjetin e tij tip “Benz” me targa AA 801 NM disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat