Kryeministri Rama ia “bën me sy” Lulzim Bashës: Marrëveshja mund të...

Shqipëria

Kryeministri Rama ia “bën me sy” Lulzim Bashës: Marrëveshja mund të...

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 09:50
Edi Rama

Pakti i prillit Rama- Basha solli në zgjedhje opozitën pas 3 muajsh bojkoti dhe sot, muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe konsumimit të marrëveshjes, kryeministri ia ka “bërë me sy” kryedemokratit Basha.

Në një intervistë pune me gazetarët në Velipojë, kryeministri Rama e ka lënë të hapur mundësinë e një tjetër marrëveshjeje me opozitën e Bashës për zgjedhjet e ardhshme.

“Kjo mbetet për tu parë, për tu diskutuar. S’kam ndonjë paragjykim për këtë, pavarësisht se ka pasur disa probleme, por marrëveshja dhe ajo çfarë solli është një e mirë e madhe pasi ka prodhur zgjedhjet më të qeta dhe më të lira. Që nga fakti që territori nuk u ndot me flamuj e postera. Njerëzit e kanë vlerësuar marrëveshjen. S’kam ndonjë kundërshti që ta shohim edhe këtë”,- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat