Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit, Edi Rama “çudit” më përgjigjen e tij

Shqipëria

Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit, Edi Rama “çudit” më përgjigjen e tij

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 10:15
Edi Rama dhe Gramoz Ruçi

Kritikave pas zgjedhjes së Gramoz Rucit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë iu përgjigj sot edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri tha se kush ndihet i provokuar nga zgjedhja e Ruçit është një hipokrit.

“Të përndjekurit s’janë disa spiune birucash qe marrin përsipër të flasin publikisht në emër të ish-të përndjekurit politik, është një shtresë që ka disa figura të respektueshëm e s’kanë lidhje me zërat që financohen.

Kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Gramozit dhe s’është ndjerë me Saliun 27 vjet, për mua është thjesht një hipokrit që s’meriton asnjë respekt kaq e thjeshtë është kjo histori dhe vazhdimi i kësaj marrëzie edhe në nivelin e opozitës me komunizma dhe antikomunizma, kur jemi në 2017 është jo vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizionin për të ardhmen me programin për të qenë një alternativë me sfida për t’u përballu me konkurrentin që jemi ne, përndryshe kjo është një budallëk i madh”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat