Vasili: Keqqeverisja e dukshme, qytetarët kërkojnë reagim

Shqipëria

Vasili: Keqqeverisja e dukshme, qytetarët kërkojnë reagim

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 16:53
Petrit Vasili

LSI do t’i qëndrojë fjalës për të bërë opozitë të fortë në parlament. Në mbledhjen e grupit parlamentar në prag të nisjes së legjislaturës së re, Petrit Vasali shprehet se keqqeverisja është e dukshme dhe për këtë qytetarët presin reagime konkrete nga deputetët.

Senca e së shtunës për konstituimin e  kuvendit dhe nisja e sesionit të ri poltik, ka bërë që Lëvizja Socialiste për Integrim të mbledh grupin parlamentar.  Kryetari i deputetëve të kësaj force politike Petrit Vasili, tha se qytetarët presin një opzoitë të fortë,  pasi siç tha ai keqqeverisja është  e dukshme dhe ka prodhuar situata kritike.

Vasili: Shqiptarët presin shumë pasi do të shohinm tek ai ato pritshmëri, atë fjalë të pathënë dhe tërë atë mllef të natyrshëm që atyre u buron për shkak të një keqqeverisje e cila është e dukshme, flet vetë. Pra ka prodhuar një situatë kritike të cilën ne do ta bëjmë evidenter para shqiptarëve, por pa u lodhur do të ofrojmë edhe mjaft alternativa.

Salla e kuvendit tha Vasili, është më e mirë për të bërë opozitë dhe për të denoncuar keqqeverisjen, ndaj sipas tij LSI, ka një vizion të qartë për mbrojtjen e qytetarëve.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat