Surprizat e motit, ja çfarë do të ndodhë ditën e nesërme

Shqipëria

Surprizat e motit, ja çfarë do të ndodhë ditën e nesërme

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 19:27
Ilustrim

Dita e premte do të sjellë reshje të lehta shiu në disa zonë të vendit. Reshjet do të jenë dukshëm në zonat veriore dhe qendrore gjatë pjesës më të madhe të ditës. Ndërsa gjatë pasdites shira do të ketë edhe në zonat juglindore.

Të premten sipas meteoalb vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranesirave te shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore - qendrore duke rrezikuar shira të dobët. Pasditja mbetet me vranësira e shira të dobët në Veri - Qendër por edhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore.

Zonat jugore paraqiten kryesisht me vranësira. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante vlerat e mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat