'A pi kafe në lokale që janë ngritur me para krimi'? Si përgjigjet Rama

Shqipëria

'A pi kafe në lokale që janë ngritur me para krimi'? Si përgjigjet Rama

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 23:16
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar vëmendje të posaçme, gjatë bashkëbisedimit me gazetarë, luftës kundër krimit dhe sekuestrimit të pasurive të vëna nga veprimtari kriminale. 

Rama u pyet nga Report Tv: “Kur shkoni të pini një kafe ju verifikoni resortet që s’janë ndërtuar me para të pista?”.

“Jo unë s’merrem fare me këtë punë se për sa kohë njerëzit janë të lirë janë edhe të pafajshëm. Se ku shkoj të pi një kafe apo ku shkoj të shëtis apo ku më kërkojnë të bëj një fotografi, ndërkohë që të gjithë ata që sillen në mënyrë të papranueshme me ligjin duke përfituar nga një status që u është njohur për shumë vite do duhet të ballafaqohen me një reagim shumë të vendosur të shtetit”, përgjigjet kreu i qeverisë. 

Ndërkohë, Rama e cilësoi të fituar nga qeveria luftën kundër trafikut të drogës, ndërsa shtoi se territori është pastruar nga kanabisi. 

"Nuk diskutohet që jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje, që nuk diskutohet që e kemi fituar. Nga ana tjetër bëhet gjithandej përpjekje për ta shpërndarë gjithë andej këtë lloj propagande, një lloj përpjekje e turpshme. Jemi në kushtet që edhe partnerët e konfirmojnë se territori është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. E kam fjalën për kanabisin. Këto që ndodhin në pikëpamjet e transportit dhe luftës që zhvillohet për penguar trafikuesit është inertësi që do zhvillohet për një kohë të shkurtër dhe më pas nuk do përbëjë më asnjë lajm", tha Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat