Rama: Gaboni nëse nuk votoni Ruçin! LSI: Jemi kundër tij

Shqipëria

Rama: Gaboni nëse nuk votoni Ruçin! LSI: Jemi kundër tij

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 12:37
Edi Rama dhe Gramoz Ruçi

Sot u mbajt mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tregoi arsyen se përse duhet të zgjedhin Gramoz Ruçin kryetar të Kuvendit dhe i bëri thirrje opozitës që ta votojnë.

Rama zgjedhjen e Ruçit kryetar Kuvendi e sheh si domosdoshmëri, pasi siç thotë kryeministri, ai është një politikan me eksperiencë dhe me të nis një kapitull i ri në Parlament.

“Nesër nëse nuk votojnë Gramozin gabojnë, sepse refuzojnë të kupojnë se Shqipërisë as nuk i duhet dhe se shqiptarët e shpërfillin lojën me topa balte mes politikanëve sepse e duan shtetin e tyre të fortë, duan punën dhe mirëqenien”, u shpreh ndër të tjera Rama, teksa shtoi se javën e ardhshme do paraqitet qeveria e re në Kuvend.

Por ndërkohë që PD është shprehur kundër në parim për votimin e Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Kuvendit dhe pritet ta zyrtarizojë qëndrimin e saj sot në orën 18.00, edhe pjesa tjetër e opozitës, Lsi ka zyrtarizuar tashmë qëndrimin e saj për Gramoz Ruçin dhe Qeverinë “Rama 2”.

Pas mbledhjet së djeshme të grupit parlamentar të LSI-së, zbulohet vota e LSI-se per Qeverine e re “Rama 2” dhe per kreun e ri te Kuvendit te propozuar nga kryeministri Rama.

Voten e ka zbuluar kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ne nje prononcim te dhene per ReportTv.

“Vota jonë do të jetë kundër Ruçit si Kryetar i Parlamentit. Nuk e votojmë qeverinë “Rama 2”. Qeverinë “Rama 2” nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve”– ka thene Vasili.

Neser pritet te zhvillohen dy seanca te Kuvendit, nje paradite dhe nje ne oret e pasdites, verifikimi i mandatit te deputeteve dhe me pas edhe betimi i tyre.

PS ka 74 mandate dhe Gramoz Ruçi mund te marre mbi 76 vota, pasi votave te tyre do t’u shtohen edhe ato te PDIU-se.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat