Zgjedhja e Ruçit në krye të Kuvendit/ Rama ka një mesazh për Lulzim Bashën

Shqipëria

Zgjedhja e Ruçit në krye të Kuvendit/ Rama ka një mesazh për Lulzim Bashën

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 13:41
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka “sugjeruar” kryedemokratit Lulzim Basha se është e gabuar sjellja e opozitës kundrejt zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të parlamentit shqiptar ditën e nesërme.

Rama ka folur në selinë rozë, në mbledhjen e parë të socialistëve të cilët shkojnë nesër në parlament për të votuar qeverinë dhe emrin e Ruçit në krye të kuvendit. 

Rama është shprehur se opozita nuk duhet të pengojë me topat e saj të baltës zgjedhjen e Ruçit, duke patur parasysh se demokratët kanë në pla të protestojnë brenda dhe jashtë sallës së kuvendit. Kryeministri ka argumentuar se shqiptarëve nuk i interesojnë tiopat e baltës që hedh opozita dhe do të ishte e gabuar për të që të mos e vinte përpara syve këtë detaj.

“Jam i bindur se në atë sallë do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare me zgjedhjen e gramozit në krye të kuvendit dhe dua ta nënvizoj qartë për ata që na dëgjojnë se Gramozi nuk është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë sepse është shoku ynë, por është shoku ynë sepse është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë.

U them konkurrentëve tanë demokratë se nëse nuk e votojnë Gramozin nëser, gabojnë një herë, sepse refuzojnë deputetin me historinë më të gjatë parlamentare.

Por duke e shenjestruar me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë , sepse refuzojnë të kuptojnë se Shqipërisë as nuk i duhet e se shqiptarët i refuzojnë lojën me topa balte, sepse duan shtetin, duan punën dhe mirëqënine  e tyre, që natyrisht nuk vijnë, si rezultat i kësaj loje"-tha Rama.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se në fillim të javës së ardhshme do të paraqitet qeveria e re, programi i saj si dhe do të zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare. Gjithashtu kreu i socialisteve i kujtoi deputetëve dhe ministrave se është bërë gati dhe marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë, grupit parlamentar të PS dhe vetë partisë, e cila pret të nënshkruhet. Kujtojmë se në marrëveshje parashikohet gjithashtu se në rast se ministrat nuk do të raportojnë përpara grupit parlamentar brenda një hakur kohor 3 muajor, atëherën ata do të shkarkohen menjëherë.

"Fillim javën e ardhshme do të paraqesim në kuvend qeverinë e re, programin e saj dhe më pas do të paraqesim dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Kemi hartuar tekstin e marrëveshjes së mirëkuptimit, mes qeverisë, grupit parlamentar dhe  partisë, e cila do të nënshkruhet në prani të të gjithë anëtarëve të PS.

Natyrisht që, puna e grupit fillon zyrtarisht nesër me seancën e parë të kuvednit, por do të vazhdojë intensivisht jo vetëm në kuvend por edhe në terrenin ku skuadra e deputetëtëve do të jenë të pranishëm sic e kemi folur edhe më parë, për të vijuar komunikimin dhe ndërveprimin me zgjedhësit."- theksoi kryeministri.

Madje në një moment të fjalës së tij, kryeministri i ka tërheqyr "veshin" deputetit Xhemal Qefalia, i cili mesa duket nuk e ka patur vëmendjen tek fjala e Ramës.

"Është me shumë rëndësi Xhemal të nënvizohet, se disiplina e grupit dhe qeverisë janë faktor kyc në këtë legjislaturë ashtu sikundër janë dhe një shprehi elementare dhe e domosdoshme e vullnetit për të qenë deri në fund.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat