Rama nuk humbet kohë, votim me urgjencë i Qeverisë së re. Të hënën beteja në Kuvend

Shqipëria

Rama nuk humbet kohë, votim me urgjencë i Qeverisë së re. Të hënën beteja në Kuvend

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 15:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të humbasë kohë pas nisjes së punimeve të Kuvendit ditën e nesërme.

Siç bëjnë të ditur mediat, stafi i ri në Kuvend dhe grupi parlamentar socialist po përgatiten që të përfundojnë sa më shpejt të gjithë procesin e miratimit të qeverisë së re.

Burimet bëjnë të ditur se për të hënën janë përcaktuar dy seanca.

Në të parën, paradite, do të prezantohet Qeveria e re dhe programi për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa në të dytën, pasdite, do të bëhet votimi i Qeverisë.

Nëse gjithçka në raport me Presidentin Meta do të shkojë mirë, të mërkurën mund të bëhet betimi i ministrave të rinj, të cilët pas këtij akti do të marrin zyrtarisht detyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat