Meta takon Ahmetin, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni

Shqipëria

Meta takon Ahmetin, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 15:38
Takimi Meta-Ahmeti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ali Ahmetin, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.

Presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e  klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat