Kush është tutorja 32-vjeçare që shfrytëzonte vajzat për prostitucion online

Shqipëria

Kush është tutorja 32-vjeçare që shfrytëzonte vajzat për prostitucion online

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 18:23
Dafina Tresa së bashku me bashkëshortin e saj

Prostitucioni online është një nga format e reja të shfrytëzimit të qenies njerëzore, e cila në Shqipëri po merr përmasa të mëdha.

E ndërsa po të bësh një kërkim të thjesht në internet, në faqet ku vendosen njoftime për punë shikojmë se sa hapur tutorët  kërkojnë vajza për të punuar në  Chat Line.

Policia e Shtetit kohët e fundit ka zbuluar disa rrjete të prostitucionit online, e ndërsa rasti i fundit ishte operacioni “Chat Line 3”, ku u arrestuan disa vajza të cilët ushtronin prostitucionin online, si dhe tutorja e tyre Dafina Tresa së bashku me bashkëshortin e saj.

32-vjeçarja e martuar me Artur Bakallin, kishin marrë me qira apartamentin ku ushtrohej prostitucioni online, ndërsa në gjykatë tutorja e vajzave është mbrojtur me argumentin se nuk e dinte që ishte vepër penale.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali 1-vjeç dhe një vajze 5-vjeç, nga fotot e siguruara nga gazeta “Shekulli”, ata duken një familje normale dhe e rregullt.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat