Edi Rama thotë se Ministria e Jashtme dhe ajo e Integrimit do të jenë një, ja si do të thirret

Shqipëria

Edi Rama thotë se Ministria e Jashtme dhe ajo e Integrimit do të jenë një, ja si do të thirret

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 20:49
Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur për herë të parë për ndryshimin e emrit të Ministrisë së Jashtme. Duke folur në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit ditën e sotme në RTSH1, Rama tha se ministria e Integrimit dhe ajo e Jashtme do të jenë një.

“Ministria e Integrimit ka qenë shumë e nevojshme në këtë fazë dhe në fazën ku hyjmë puna e saj, pra puna e bërë deri më tani nga kjo ministri duhet shpërndarë në shumë më tepër shpatulla, me shumë më tepër barrë përgjegjësie dhe ministria e Jashtme, e cila do të quhet ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, do të ketë përgjegjësinë e drejtimit…

Ajo do quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pra do të ketë një detyrë drejtuese politikisht në raport edhe me partnerët dhe koordinuese në raport me të gjithë dikasteret që do të përfshihen në procesin e negociatave”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat