Kush është gjyqtarja që shleu kredinë 312 mijë euro brenda vitit

Shqipëria

Kush është gjyqtarja që shleu kredinë 312 mijë euro brenda vitit

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 07:50
Ilustrim

Befasitë me pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e njerëzve të drejtësisë nuk kanë të sosur.

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para zbatimit të ligjit të Vetingut, së bashku me bashkëshortin e saj, Neshat Fana, ish-kryetar i Shkollës së Magjistraturës, i njohur edhe si avokat i Sali Berishës, rezulton se kanë shlyer brenda vitit një kredi me vlerë 312 343 euro.

Konkretisht, referuar deklaratave të pasurisë, çifti Fana ka marrë një kredi me vlerë 335 mijë euro, të cilën kanë nisur ta shlyejnë që nga viti 2012, duke paguar shumat 33-40 mijë euro në vit. Por, ata befas e kanë shlyer kredinë në vitin 2014, ku detyrimi i mbetur ishte 312 343 euro. Çifti Fana shpjegon se kredinë e ka këmbyer me një vilë, e cila po ndërtohej. Pra, vila në ndërtim, sipas tyre, kishte vlerën e 312 mijë eurove.

Gjatë të njëjtës periudhë, Mirela dhe Neshat Fana po shlyenin një tjetër kredi për blerje apartamenti, me sipërfaqe 127 m2, me vlerë 170 mijë euro. Gjatë vitit 2012, bashkëshorti i ish-gjyqtares, z. Neshat Fana deklaron gjithashtu 60 619 euro detyrime të papaguara për blerje makinash si dhe 20 mijë euro detyrime të papaguara ndaj një kompanie.

Në të njëjtin vit kalendarik, Fana deklaron 198 mijë euro të ardhura nga puna si avokat. Ata deklarojnë gjithashtu edhe 30 mijë euro të ardhura në vit nga qira e apartamentit, me sipërfaqe 143 m2, në Tiranë. Në vitin 2013, Neshat Fana deklaron 80 mijë euro të ardhura nga kompania 2F-Grup shpk, kohë në të cilën ishte edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në vitin 2014, deklaron 3 880 000 lekë të ardhura si avokat, 70 mijë euro nga biznesi dhe 1 497 785 lekë pagë nga Shkolla e Magjistraturës. Në vitet në vazhdim çifti vijon të blejë pasuri të paluajtshme, ndërsa zonja Fana e ka argumentuar dorëheqjen para se të vepronte ligji i Vetingut, me përkushtimin jetës akademike.

Arjana Fullani
Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani dhe bashkëshorti i saj, Ardian Fullani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, u falin fëmijëve një pjesë e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2014, Arjana dhe Ardian Fullani, u kanë bërë dhuratë fëmijëve Erikut dhe Fionës, një apartament në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", një garazh në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", një shtëpi banimi dhe truall në Qerret të Kavajës.

Një vit më vonë, Arjana dhe Ardian Fullani thonë se nuk ua kanë falur shtëpitë fëmijëve, por i kanë shkëmbyer me tokën në Farkë. Po gjatë këtij viti, pra gjatë 2015, familja Fullani ka shitur tokën në Farkë me vlerë 285 mijë euro. Këstin e parë të shitjes së tokës e kanë marrë në vitin 2016, me vlerë 38 503 euro.

Duke iu referuar dokumenteve, Fullani e ka blerë tokën në Farkë në vitin 2008, me sipërfaqe 3.800 m2, me vlerë 220 mijë euro. Ndërkaq, në deklaratën e fundit të pasurisë, pra të vitit 2016, zonja Fullani deklaron një shtesë 42 mijë euro në llogarinë bankare. Ajo deklaron të ardhura edhe nga dhënia me qira e dy shtëpive.

Në deklaratat e pasurisë nga viti 2003 deri në vitin 2016, çifti Fullani deklaron shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, pranë Ambasadës Amerikane, tokë arë me sipërfaqe 840 m2 në të cilën bën pjesë truall 250 m2 dhe ndërtesë 80 m2 me adresë Farkë e Madhe, apartament banimi te Mali Robit 50 mijë euro, rreth 140 mijë USD dhënë hua motrës në Kanada, 60 mijë USD kthim huaje, blerje bono thesari me vlerë rreth 140 mijë USD, 70 mijë USD shtesa në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, tërheqje depozite në Intesa San Paolo, 178 mijë USD, tërheqje nga llogaria bankare rreth 140 mijë USD, Shtesë në llogarinë bankare në Bankën Amerikane rrethe 120 mijë USD, Shtesë në llogarinë rrjedhëse në BIA 165 mijë USD etj.
 
Pasuria e anëtares së Gjykatës së Lartë Arjana Fullanit ndër vite
 
Pasuria për vitin 2016
Zgjidhur marrëveshja e shërbimit teknik me shoqërinë....
Pasuri e dhënë me qira në 09.12.2016, nuk ka pagesa deri në 31.12.2016.
Kontratë për dhënien me qira të apartamentit, 420 000 lekë.
Shtesë në llogari bankare, 42 mijë euro.
Pakësim në llogarinë bankare, 4 128 766 lekë.
Shtim në llogarinë bankare, 6 139 536 lekë.
Gjendje cash 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 566 456 lekë.
Të ardhura nga qiraja e shtëpisë, 420 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 37 216 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit, 624 750 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit, 6 092 865 lekë dhe 14 092 euro.
Të ardhura nga shitja e tokës, kësti i parë, 38 503 euro.
Kredi nga Banka e Shqipërisë për blerje apartament banimi, gjendja e detyrimit 8 065 484 lekë.
Krijuar subjekti tregtar, person fizik ‘Ardian Fullani’, 383 256 lekë.
Vajza Fiona Fullani, të ardhura nga paga, 718 341 lekë.
 
Pasuri në vite të mëparshme të Arjana dhe Ardian Fullanit
Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015).
Pakësim llogarie bankare 19 713 049 lekë (2015).
Bashkëshorti z. Ardian Fullani ka blerë bono thesari me vlerë 15 000 000 lekë me paksimin e llogarisë së shënuar më lart (2015).
Brenda familjes fëmijët kanë shkëmbyer me prindërit prona të paluajtshme, Erik dhe Fiona Fullani kanë dhënë sipërfaqe toke në Farkë për prindërit Ardian dhe Arjana Fullani të cilët ju kanë dhënë në pronën e tyre apartament (2015).
Djali, Erik pronar me 50 % i një apartamenti në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", dhuratë nga prindërit (2014).
Vajza, Fiona, pronare me 50 % e një apartamenti në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", dhuratë nga prindërit(2014).
Djali, pronar me 50 % i një garazhi në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", dhuratë nga prindërit (2014).
Vajza, pronare me 50 % e një garazhi në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", dhuratë nga prindërit (2014).
Djali, pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe trualli në Qerret të Kavajës, dhuratë nga prindërit (2014).
Vajza, pronare me 50 % e një shtëpie dhe trualli në Qerret të Kavajës, dhuratë nga prindërit.
Shlyerje detyrimi për arsimimin e djalit 3 mijë e 132 euro dhe 540 mijë lekë (2010).
Shlyerje detyrimi për arsimimin e vajzës 15 mijë euro (2010).
Shtesë në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, shuma 4.605.196 lekë dhe 3.570 lekë  (2009).
Pakësuar nga huadhënia e deklaruar më parë, shuma 4.500.000 lekë (2009).
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si guvernator i BSH, shuma 6.298.248 lekë (2009).
Honorare, Këshilli Mbikëqyrës i 2.737.800 lekë (2009).
Shlyerje detyrimi ndaj Shoqërisë Epidam Shpk, për pronotim të apartamentit të banimit, Mali Robit, Golem Kavajë të deklaruara në vitin 2008, në shumën 40.000 euro (2009).
Blerje toke arë në Farkë Tiranë, me sipërfaqe 3.800 m2, 220.000 euro (2008).
Dhënë me qira një personi fizik, 118.000 euro (2008).
Pronotim për apartament banimi me adresë Mali Robit me Shoqërinë “Epidam” Shpk, me deklaratë noteriale datë 26.3.2008, duke shlyer 50.000 euro, bashkëpronar së bashku me bashkëshorten, 50.000 euro
Pakësuar gjendje cash deklaruar në vitin 2007 në shumën 67.900 euro (2008).
Pakësuar gjendja Cash nga deklarimi i mëparshëm, 700.000 lekë
Tërheqje depozite në Intesa San Paolo, 178.682 USD (2008).
Tërheqje nga llogaria bankare në shumën 15.283.743 lekë (2008).
Toka arë sipërfaqe 840 m2 në të cilën bën pjesë truall 250 m2 dhe ndërtesë 80 m2 me adresë Farkë e Madhe, blerë me 17.12.2008, në shumën 8.000.000 lekë, paguar 2.000.000 lekë diferenca do të jepet në përfundim të procesit të regjistrimit të ZRPP Tiranë, shuma 8.000.000 lekë (2008).
Shtesë në llogarinë bankare në Bankën Amerikane, 13 072 012 lekë (2007).
Shtesë në depozitën bankare 249 388 lekë, 120 000 lekë dhe 6 314 USD (2007).
Kthim huaje nga peron fizik, 6 700 000 lekë (2007).
Shitje shtëpi banimi në plazh Golem, Kavajë, 67 900 euro (2007).
Shtesë e depozitave në valutë 2.691 USD, 6.149.749 lekë dhe 74.719 lekë (2006).
Kursime me CESH 2.000.000 lekë (2006).
Shtesë në llogarinë rrjedhëse në BIA 165.988 USD (2005).
Shtesë llogarie rrjedhëse në BIA 4.120.281 lekë (2005).
Pakësim nga huaja e dhënë motrës në Kanada, 15.000.000 lekë (2005).
Llogari bankare në bankën Italo-Shqiptare, 7.000.000 lekë (2004).
Llogari në bankën Alpha-Bank, 1.500.000 lekë (2004).
Llogari bankare në Tirana Bank, 7000 USD (2004).
CASH, vlera 1.000.000 lekë (2004).
Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003).
Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003).
Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003).
 
 
Pasuria e Mirela dhe Neshat Fanës ndër vite
 
Viti 2012
Paga dhe shpërblime si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 680 672 lekë.
Interesa bankare 917 438 lekë
Qira apartamenti në vlerën 30 000 euro me sipërfaqes 143 m2 në Tiranë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna si avokat 198 000 euro.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga biznesi 200 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga shitja e makinës 145 474 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 323 177 euro për kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Detyrime të papaguara në vlerën 50 000 euro për një apartament me sip. 127 m2 dhe çmim blerje 170 000 euro.
Detyrime të papaguara në vlerën 20 000 euro ndaj shoqërisë Zbogoja-ja shpk, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime të papaguara në vlerën 60 619 euro ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.
Detyrime të paguara në vlerën -120 000 euro për një apartament me sip. 127 m2 dhe çmim blerje 170 000 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -40 899 euro për kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime të paguara në vlerën -56 410 euro ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.
 
Viti 2013
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna si avokat 720 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana paga pranë Shkollës së Magjistraturës 958 697 lekë.
Bashkëshorti z.Neshat Fana honorare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë 126 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga 2F-Grup shpk shpk 80 000 euro.
Vajza zonja Kristilda Fana paga në Presidencë 342 609 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 312 343 euro për kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Detyrime të papaguara në vlerën 20 000 euro ndaj shoqërisë Zbogoja-ja shpk, pjesë e regjimit martesor.
Detyrime të paguara në vlerën -50 000 euro për një apartament me sip. 127 m2 dhe çmim blerje 170 000 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -33 876 euro për kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
 
Viti 2014
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshorti, të ardhura nga zyra e avokatisë, 3 880 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga tërheqja nga 2F-Grup shpk, 70 000 euro.
Bashkëshorti, të ardhura si dhuratë nga babai, pas vdekjes, 2 500 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga dhe honorare nga Shkolla e Magjistraturës, 1 497 785 lekë.
Vajza, të ardhura nga puna në institucionin e Presidentit të Republikës, 596 031 lekë.
Vajza, të ardhura nga puna si pedagoge në Universitetin “Beder”, 12 000 lekë.
Djali, të ardhura nga puna në Phoenix-Petrolium sha, 492 132 lekë.
Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 2 084 122 lekë.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 830 548 lekë.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 140 977 lekë.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 842 euro.
Bashkëshorti, detyrim për shlyerje kredie ndaj Tirana-leasing sha, detyrimi financiar i pashlyer, 54 932 euro.
Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 679 lekë.
Vajza, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 260 273 lekë.
Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 92 960 lekë.
 
Viti 2015
Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë.
Të ardhura mësimdhënie në Universitetin Luarasi 139 046 Lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.
Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge në universitetin BEDER 40 000 lekë.
Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.
Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.
Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.
Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.
Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.
Bashkëshorti paguar në universitetin e Neë York Tirana 3 250 euro për shkollim të vajzës.
Bashkëshorti ka blerë një Livadh në Himarë me 2000 m2 çmim 600 000 lek.
Bashkëshorti ka paguar 30 606 euro dhe 48 500 lekë për një detyrim hua leasing ku në 31 dhjetor 2015 i mbeten për të shlyer edhe 28 825 euro.
Bashkëshorti ka paguar tatim mbi fitimin pranë drejtorisë së tatimeve Tiranë, të prapambetur nga 2014 në vlerën 3 580 849 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat