"Ishte një lajthitje e thellë, mendova ta hedh në gjyq Ngjelën", myftiu i Tiranës tregon për debatin e ashpër

Shqipëria

"Ishte një lajthitje e thellë, mendova ta hedh në gjyq Ngjelën", myftiu i Tiranës tregon për debatin e ashpër

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 07:54
Spartak Ngjela dhe Ylli Gura

Myftiu i Tiranes, Ylli Gura ka folur serish sot per debatin e disa diteve me pare me Spartak Ngjelen.

Ngjela, disa ditë më parë, me anë të një postimi në facebook bëri thirrje në publik për arrestimin e Myftiut, duke hedhur akuza në lidhje me një person që kishte të njëjtin mbiemër me Gurrën, ku pretendonte se ai ishte vëllai i tij.

Gurra, sonte, i ftuar në emisionin “Oktapod” ka hedhur dritë mbi të vërtetën, duke thënë se ai person nuk është vëllai i tij dhe deklaratat e bëra nga Ngjela nuk kanë pasur asnjë lidhje me të. Sakaq Gurra tha se me Ngjelën ka komunikuar, janë sqaruar pasi gjithaçka ka qenë një keqkuptim nga ana e avokatit.

U ndjetë keq nga ajo që shkruajti Ngjela. Ai tha se ka qenë keqkuptim?

"Kemi folur me Ngjelën. Ndërkohë që doli avokati Ngjela dhe bëri një kauzë që s’e kishte bërë ndonjëherë përveçse dhe në faktin politik. Përveçse frikës së arrestimit ajo më shumë nuk më pëlqeu ishte gjuha.

Ajo gjuhë, ajo thellësi gabimi dhe një lajthitje vërtet e thellë. Në momentine parë mendova ta hedh në gjyq.

Sepse fillim e mbarim asgjë nuk qëndronte. As zëri im, as fjalët e mija. Dje pata një takim me Ngjelën. Mendova ta hedh në gjyq por në fillim mendoova atë qytetaren dhe vendosa ta dëgjoj. Gjithçka ka qenë një keqkuptim. Si fillim e ka publikuar Myftaraj më pas Ngjelës ia kanë servir dhe e ka postuar pa e parë fare… Jemi sqaruar për këtë”, tha Myftiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat