Kryemadhi: Paratë e drogës verbuan edhe socialistët, shqiptarët në 'shock'

Shqipëria

Kryemadhi: Paratë e drogës verbuan edhe socialistët, shqiptarët në 'shock'

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 18:39
Monika Kryemadhi

Votimi kundër Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të ri të Shqipërisë është një vendim i marrë nga grupi parlamentar i LSI-së dhe në seancën e pasdites nuk do të ketë surpriza.

Monika Kryemadhi, kryetare e kësaj force politike shpjegon se vota kundër Ruçit do të thotë se LSI nuk legjitimon mazhorancën e ardhur nga votat e 25 qershorit që sipas saj u vodhën me para të krimit dhe drogës. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, kryetarja e LSI-së shkoi edhe më tej me akuzat ndaj qeverisë, kur tha se me paratë e drogës është blerë media, ndërkombëtarët dhe vetë populli shqiptar. Sipas saj, qeveria po arrin të manipulojë gjithçka me paratë e ardhura nga bota e krimit dhe jo vetëm që populli ka kaluar në shock, por sipas saj janë verbuar edhe vetë socialistët. Këtu do të konsistojë edhe puna e LSI-së si opozitë tha ajo, për t’i hapur sytë shqiptarëve.

Sot do të votohet kreu i ri i Kuvendit, post që mbahen nga zoti Meta në 4 vitet e shkuara. A do ta votoni ju zotin Ruçi, LSI?

Neve kemi marrë një vendim si grup parlamentar që nuk do ta votojmë zotin Ruçi, pasi nuk mund të bëhemi pjesë e një procesi për të legjitimuar një maxhorancë që ka ardhur me votat e blera nga krimi i organizuar. Këtë e shohim çdo ditë prezentë, me mënyrën se si ka funksionuar e gjithë makineria policore e qeverisë së kaluar. Dhe sidomos e qeverisë teknike po e quaj, e cila u kthye në funksion të bandave dhe krimit të organizuar.

Po ju i keni njohur zgjedhjet….

Jo ne nuk i kemi njohur, ne i kemi denoncuar zgjedhjet. Por nuk mund të ankimosh një proces ku janë 6-1. Nuk mund të tallësh njerëzit kur sheh se 6 persona janë pro, pasi është marrëveshja. Kur ke një proces të cilin dashje padashje edhe sytë e ndërkombëtarëve u verbuan nga paraja apo shkëlqimi i ofruar nga segmente të caktuara të qeverisë shqiptare. Prezenca jonë në parlament nuk është se njohim zgjedhjet, por përfaqësojmë ato 225 mijë e 73 vota të qytetareve.

Ju nuk i njihni 74 mandatet e PS? 

Kë të njohim? Të njohësh një mandat që dhunohet një 18-vjeçare vetëm se voton LSI dhe më pas deputet të PS dhe kryetar partie ndryshojnë provat në polici se ishte një sherr banal. Ça prova të duhet më për të kthjelluar shqiptarët se si policia kërcënon dy gra në mes të rrugës dhe u dhunon. Ky verbim që i është krijuar shqiptarëve por edhe vet socialistëve do t’i rikthehet. Është një shok ose drogim i shoqërisë shqiptare nga manipulimi i qeverisë, e cila me paratë e drogës kanë blerë jo vetëm mediat, varfërinë momentale të shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarët.

A do ta votojë LSI qeverinë ‘Rama 2’? Çfarë mendimi keni për qeverinë e re?

Unë e kam që qeveri e vogël, korrupsioni i madh. Se kemi parë që dy ministri të kenë 80 përqind të buxhetit të gjithë qeverisë. Kjo është zgjedhje e kryeministrit, por këtu do jemi, do e shohim dhe do flisni. Ne do të dëgjojmë në Kuvend platformën e qeverisë, këtu do jemi. Po e presim me kërshëri. Kemi dëgjuar me deklarata spontane apo me intervista verore ku thuhet se do të kemi një rritje me 5 përqind të ekonomisë. Do shohim se ça këndvështrimi ka kryeministri dhe më pas do të mbajmë qëndrimet tona. Do shohim, çdo gjë janë surpriza.

Tek emrat konkrete….zoti Xhafaj në krye të ministrisë së Brendshme…

Nuk kam asgjë për emra konkrete të ministrave, por me sistemin. Nuk kam asgjë me zotin Xhafaj. Në aq pak kohë që ishte zoti Xhafaj pash një dritë jeshile, uroj që ai t’ja arrijë qëllimit. Këtu nuk është sfida e zotit Xhafaj, por është mënyra se si Rama kërkon të drejtojë qeverinë. Të gjithë janë vegla të tij. Para ca kohësh kishim Tahirin, që kanabizoi Shqipërinë. Nuk është problemi tek individi, por tek fenomeni. Më e tmerrshme është në polici dhe institucionet shtetërore, që mos të çuditemi që t’i shohim në Prokurori.

Si i keni marrëdhëniet me zotin Ruçi?

Shumë të mira i kam. Nuk i kam debatet personale, por i kam parimore dhe për procedurat dhe rregullat dhe moralit njerëzor. Nëse nuk i sheh gjërat personalisht, je i vogël jo i madh...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat