Ruçi pritet të zgjidhet kryetar i Kuvendit, ish-të përndjekurit në protestë

Shqipëria

Ruçi pritet të zgjidhet kryetar i Kuvendit, ish-të përndjekurit në protestë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 18:41
Gramoz Ruçi

Kur pritet që të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, ku do të bëhet betimi i deputetëve si dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, pikërisht ndaj këtij të fundit po mbahet një protestë.

Protesta është organizuar nga ish-përndjekurit politik para parlamentit, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e Ruçit në krye të Kuvendit, me argumentin se ka qenë komunist.

Ata thonë se Ruci ka qenë ish-ministri i fundit i Komunizmit, duke pasur parasysh kur Ruci drejtonte Ministri e Brendshme kur kryeministri ishte Ramizi Alija.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-të Përndjekurve, Nebil Cika deklaroi se “kundërshtojmë zgjedhjen e Gramoz Rucit në parlament dhe qeveri. Ruci është ministri i fundit i Brendshëm i komunizmit. 

Ne nuk mund ta pranojmë këtë poshtërim, edhe gjithë shqiptarët duhet të bashkohen me ne sot. Njerëzit po mblidhen, kemi pak probleme me policinë, që kërkon ta lerë të qetë ish-shefin e ministrisë së Brendshme. Këta janë njerëz me precedent penal, nëse u jepet forca, mund ta përdorin sërish”.

PS ka propozuar që si kryetar i Kuvendit të jetë Gramoz Ruci, propozim ky që pritet të votohet në seancën e pasdites të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat