Përleshje me armë në Kamëz, ja kush është kuksiani i plagosur rëndë

Shqipëria

Përleshje me armë në Kamëz, ja kush është kuksiani i plagosur rëndë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 15:22

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Institutit, në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se në këtë sherr janë përfshirë disa persona, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Korab Peposhi, 40 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje, dëshmitarët thonë se janë dëgjuar mbi 7 krisma.

Nga informacionet e para, dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Institutit në Kamëz, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendngjarje. Nga ana tjetër, forca të shumta të “Shqiponjave” janë vënë në ndjekje të autorëve.

Informacioni paraprak nga Policia:

Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e ” Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K. P., rreth 40 vjeç.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat