Një grua e moshës 46 vjeçare e cila është e martuar është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dhunohej nga vjehrri i saj.
Sipas policisë 74-vjeçari ushtronte dhunë psikologjike në banesë, ndaj saj.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin B.D, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrri E.SH vjeç 74, banues Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.