Nuk ka më qetësi dhe diell, moti ndryshon këtë të enjte në mënyrë drastike - Bota Sot
Nuk ka më qetësi dhe diell, moti ndryshon këtë të enjte në mënyrë drastike

Shqipëria

Nuk ka më qetësi dhe diell, moti ndryshon këtë të enjte në mënyrë drastike

Më: 11 janar 2018 Në ora: 07:56
Ilustrim

Parashikimi i motit për këtë të enjte sjell dhe ndryshimet e para të motit në Shqipëri, pas thuajse një jave të ngrohtë në temperatura dhe pa reshjesh shiu.

Orët e para të ditës në Shqipëri mbeten me shira të dobët në zonat perëndimore ndërsa vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore vijojnë ndikimin e tyre në zonat malore.

Gjatë mesditës reshjet lokalizohen në vijën kufitare Lindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime e vranësira të shpeshta. Pasditja dje orët vijuese do të mbeten në kushtet e kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, rënie që vijon më e ndjeshme në orët e mesditës.

Era do fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi forcohet në 3 ballë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera