Shqipëria, Amerika e italianëve

Shqipëria

Shqipëria, Amerika e italianëve

Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:12
Shqipëri

“Ne e shikojmë të ardhmen tonë në Shqipëri, këtu hahet mirë, jetohet mirë, fitohet mirë, për ne është Amerika”, shprehet Massimo, shef kuzhine italian, që jeton në Shqipëri prej vitesh.

Në një reportazh të emisionit “Dalla vostra parte”, të kanalit televiziv italian Rete4, të Mediaset, Massimo tregon përse vendosi të emigrojë në Shqipëri.

“Sot për sot jetohet më mirë në Shqipëri sesa në Itali. Këtu ndihesh më i vlerësuar se në Itali, me lekët që merr kushton më pak të jetosh, më pak qeraja, benzina, energjia elektrike dhe shumë gjëra të tjera”.

Massimo, thotë gazetari italian, është një kuzhinier si të gjithë në Itali, i paguar pak dhe i pasigurt për punë, këtu në Shqipëri është një shef i vlerësuar dhe i paguar mirë ja pse tre vite më parë vendosi të bënte gati valixhet të transferohet nga Italia vetëm 200 km larg bregdetit shqiptar.

Sipas tij, italianët që jetojnë në Tiranë janë shumë, 25 mijë, të gjithë në kërkim të fatit që nuk gjetën në Itali.

Ndërsa një tjetër shtetas italian Carmello, që furnizon restorantin ku punon Massimo me makarona të freskëta, shprehet se prej 3 vitesh ka një punishte në Shqipëri .

“Besoj se ka mundësi të mëdha të bësh biznes në Shqipëri dhe ndihem shumë mirë këtu”, thotë Carmello.

Gazetari i emisionit “Dalla vostra parte”, thotë se nuk mund t’u thuash që e kanë gabim kur taksat për të paguar këtu janë të ulëta dhe qytetarët të lumtur sidomos italianët, që ikin nga vendi i bukur, si Massimo shefi i kuzhinës i vlerësuar nga shqiptarët.

“Më parë vinin shqiptarët në Itali për të punuar dhe për të patur të ardhme, tani ne italianët vijmë në Shqipëri”, thekson Massimo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat