Zhvillimi i agroturizmit, qeveria shqiptare ka gati paketën mbështetëse - Bota Sot
Zhvillimi i agroturizmit, qeveria shqiptare ka gati paketën mbështetëse

Shqipëria

Zhvillimi i agroturizmit, qeveria shqiptare ka gati paketën mbështetëse

Më: 13 janar 2018 Në ora: 15:49
Ilustrim

Qeveria po përgatit një paketë mbështetje me synim një program 3- vjeçar, në të cilët të gjithë bizneset e agro –turizmit do të investojnë për tu zhvilluar.

Kryeministri Edi Rama në një drekë me sipërmarrës në biznesin e agro-turizmit u shpreh se, kush do të investojë në agro turizëm, do të ketë incentiva të ndryshme.

Kryeministri u shpreh se, dje gjatë mbledhjes së qeverisë u miratua vendimi ku përcaktohet standardi se kush do të quhet agroturizëm, në bazë të kritereve minimale dhe maksimale. Kush i plotëson këto standarde merr një çertifikatë nga Ministria e Turizmit. Në bazë të asaj çertifikatë biznesi futet në një regjim fiskal të ndryshëm, që nga TVSH, tek taksat për një periudhë kohe të caktuar.

“Në hapësirën rurale kemi dy linja synimi. E para rritje të eksportit dhe rritje të prodhimit të brendshëm në treg. Po të shohim raportet eksport-import kemi përmirësim të ndjeshëm pasi shumë prodhime janë hequr nga importi dhe janë zëvendësuar nga prodhimi vendas. Pastaj kemi stimulimin e ekonomisë përmes agro-turizmit turizmit”, tha Rama.
Deri tani bizneset e agro turizmit që janë ekzistuese janë 10-15 ne duam të arrijmë në qindra, u shpreh kryeministri Rama.

Agroturizmi përfituesi kryesor nga fondet e BE-së

Sektori i agroturizmit shqiptar, do të jetë një nga përfituesit kryer nga fondet e Bashkimit Europian (BE) përmes programit IPARD që pritet të nisë zbatimin në muajin maj -qershor të këtij viti.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, në takimin që qeveria zhvilloi mesditën e së shtunës në një qendër agroturistike në Lezhë, tha se fondeve buxhetore që i adreson këtë vit sektorit të bujqësisë dhe specifikisht atij të agroturizmit, i shtohen edhe grandet e BE, përmes programit IPARD.

Çdo subjekt i certifikuara në sektorin e agroturizmit do të përftojë lehtësira fiskale dhe mbështetje financiare përmes subvencioneve dhe grandeve të BE-së, tha Pelelshi.
Duke u ndalur në prioritetet e qeverisë në mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe veçanërisht të sektorëve që stimulojnë agroturizmin, ministri tha se, për herë të parë këtë vit mbështesim me subvencione fermerët deri ne 10 lekë për litër, për prodhim të qumështit të cilësisë së parë nga blegtoria.

Gjithashtu tha ai, në kuadrin e masave për sigurinë ushqimore do të subvencionojmë fermerët për regjistrimin e çdo lindje në blegtori. Ministri Peleshi tha se “tani e ka radhën fshati dhe motorrët janë ndezur për një vizion të ri të zhvillimit rural në Shqipëri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera