Lanë fëmijët e mitur në Itali dhe u kthyen, procedohen dy prindër

Shqipëria

Lanë fëmijët e mitur në Itali dhe u kthyen, procedohen dy prindër

Më: 19 janar 2018 Në ora: 21:29
Rinas

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht dy persona pasi kanë braktisur fëmijët e tyre të mitur në shtetin fqinj, Itali.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin L.Gj., 52 vjeç, banues në Belsh pasi më datë 16 shtator të vitit 2017, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ., 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm, ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

Po më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S., 51 vjeç, banues në Elbasan pasi më datë 30.09.2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S., 16 vjeç, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat