Dy rrugët e Ramës për shqiptarët: Të ikin jashtë ose të punojnë si skllevër

Shqipëria

Dy rrugët e Ramës për shqiptarët: Të ikin jashtë ose të punojnë si skllevër

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 12:13
Edi Rama

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama, për të justifikuar përjashtimin e shumë personave nga ndihma ekonomike, ka reklamuar teorinë se shqiptarët nuk duan të punojnë.

Të njëjtën gjë përsëriti edhe mëngjesin e ditës së sotme, gjatë një vizite në një familje në Berat, teksa prej ditës së djeshme në këtë qark është zhvendosur qeveria.

Ai bëri me dije se vetëm në qarkun e Beratit janë më shumë se 700 familje që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, pasi deri tani e kanë marrë në mënyrë të paligjshme.

“Ne Berat 700 familje janë përjashtuar nga ndihma, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël nga gabimet, që po korrigjohen”, -tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, bëri me dije se shumë prej tyre janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pasi, sipas tij, nuk pranojnë të shkojnë në punët që ofrojnë zyrat e punësimit.

“Ka shume njerëz që kanë dalë nga skema dhe nuk duan të shkojnë në punë të punojnë. Dje, një alamet djali, fizikisht më i mirë se unë, tha nuk marr ndihmë, i thash hajde të gjej punë, më tha në bashki? Jo i thash, në privat, jo më tha. Kemi gjithë ato fabrika që kanë nevojë për krah pune dhe njerëzit nuk shkojnë të punojnë. Ai sipërmarrësi dje thoshte shkoj i marr njerëzit në Lushnje”, tha Rama.

Në fakt, një të drejtë ka edhe kryeministri Edi Rama, kur thotë se shqiptarët nuk pranojnë të punojnë, dhe për këtë refuzojnë edhe punën që ofrojnë zyrat e punësimit të qeverisë së tij.

Por, ka pyetur ndonjëherë Rama, pse shqiptarët nuk pranojnë që të punojnë në punët që ofron qeveria e tij, dhe kryesisht janë punë në fabrika të ndryshme.

Sepse fabrikat për të cilët ju referohet Rama, sidomos ato të fasonerisë, kanë një pagesë prej skllavi, ndërsa të shfrytëzojnë si të jesh kafshë dhe jo njeri.

Prandaj, shumica e tyre, refuzojnë që të bëhen skllave me bekimin e kryeministrit të tyre, dhe për këtë përpiqet ditë e natë që të largohen nga ky vend, që shpresa po vritet dita-ditës.

Se të njëjtë shqiptarë janë edhe ata që shkojnë në Gjermani dhe punojnë, krijojnë të ardhura, sepse atje, ndryshe nga se bëhet në vendin tonë, ju vlerësohet puna.

Duket se kryeministri ka dy rrugë për shqiptarët, ose të punojnë me detyrë si skllav në fabrika që të shfrytëzojnë si kafshë për 20 mijë lekë në muaj, ose të braktisin Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat