Basha: Ai që shpenzon për luks, t'ua rikthejë urgjent ndihmën këtyre që po flenë me barkun bosh

Shqipëria

Basha: Ai që shpenzon për luks, t'ua rikthejë urgjent ndihmën këtyre që po flenë me barkun bosh

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 12:15
Basha me Marijen

Kryetari i PD-së Lulzim Basha po e vazhdon pa ndërprerë, aksionin e fundit opozitar, atë më emergjentin: Rikthimin e ndihmës ekonomike për më shumë se 20 mijë familje në vend që e kanë pësuar nga shkurtimet drastike të listave. Basha i ka bërë thirrje kryeministrit "që shpenzon miliona për luks e qejfe", t'ua rikthejë urgjent ndihmën më të varfërve që janë goditur rëndë nga skema e re e qeverisë.

"Mbi 20 mijë familjeve ju ka hequr Edi Rama ndihmën ekonomike, - shkruan Basha në Fb. -  Në këtë orë të vonë shumica e tyre po mbyllin edhe këtë ditë me barkun bosh e pa energji elektrike. 

Ky është fati i Marijes me tre fëmijë jetimë që e gjeta me vetëm gjysëm thesi miell të mykur. Ky është fati i Shpresës me frigoriferin bosh dhe 9 gojë për të ushqyer. Ky është fati i Donikës dhe nënës së saj të sëmurë që po i zë brenda tavani i kalbur prej kompensate.

Edi Rama që ju ka hequr bukën e gojës, shpenzon miliona për luks e qejfe, dhe gjen kohë edhe në këtë orë të tallet e të mashtrojë, por jo ti shohë e as tu rikthejë urgjentisht ndihmën ekonomike këtyre mijëra familjeve. Buka e gojës nuk është luks! Asnjë qytetar i këtij vendi nuk duhet të flejë me barkun bosh!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat