Sërish tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria

Sërish tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 15:05
Ilustrim

Pas dy tërmeteve të rënë gjatë ditës së djeshme me epiqendër në zonën e Kukësit, sot ka rënë një tjetër tërmet.

Këtë herë lëkundjet janë ndjerë në Shqipërinë e mesme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit që mat edhe lëkundjet, epiqendra e tërmetit këtë herë ka qenë në Librazhd.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 06:25 të mëngjesit dhe kanë qenë 7 kilometra në perëndim të Librazhdit.

Tërmeti ka qenë i shkallës 2.5 rihter me thellësi 1 kilometër. Nuk ka pasur dëme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat