Denoncimi i Luçiano Boçit: MAS detyron mësuesit të blejnë kredite nga fondacione e organizma fantazmë

Shqipëria

Denoncimi i Luçiano Boçit: MAS detyron mësuesit të blejnë kredite nga fondacione e organizma fantazmë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:12
Luçiano Boçi

?Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se mësuaesit po zhvaten sistematikisht.

Ai ka bërë një denoncim të pazakontë ku shkruan se mësuesit detyrohen të blejnë kredite nga fondacione e organizma fantazmë që nuk kanë as faqe ëeb e jo më profesionalizëm.
“20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi. Boçi shkruan se kjo është rraskapitje zhvatje dhe tallje.

Image

Postimi i Luçiano Boçit

ZHVATJA E MËSUESVE
Mësuesit megjithëse janë pa kontratë kolektive, d.m.th pa siguri në punën e tyre, zhvaten sistematikisht nga Ministria e Arsimit.
Detyrohen të blejnë kredite, si në rastin e treguar më poshtë, me një letër bakalli, nga fondacione e organizma fantazmë që nuk kanë as faqe ëeb e jo më profesionalizëm.
Por ama që kanë liçencimin dhe viston e ministrisë për të grabitur mësuesit.
20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi. I duhen disa të tilla.
Me demek sipas premtimit, do të bëheshin falas dhe nga institucione të kualifikuara.
Këto “indulgjenca”, mësuesit më pas i fusin në dosjet e kualifikimit, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të ruajtur atë të shkretë vend pune!
Rraskapitje, zhvatje dhe tallje.
Kjo është reforma në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat