Dëbora izolon vendin/ Bllokime në disa qarqe, 15 fshatra pa energji

Shqipëria

Dëbora izolon vendin/ Bllokime në disa qarqe, 15 fshatra pa energji

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:13
Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët.

Moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe shiu ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Në veri dhe veri-lindje prej orëve të para të mëngjesit të sotëm vijojnë reshjet e dendura të dëborës, në jug shi intensiv, ndërsa pritet dëborë.

News 24 raprton se të paktën 15 fshatra në njësitë Administrative Zejmen dhe Kolsh kanë mbetur pa energji elektrike.

Si pasojë e intensitetit të reshjeve të dëborës probleme janë vërejtur edhe në Qarkun e Elbasanit. Policia e këtij qarku u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që në aksin rrugor Prrenjas -Qaf Thanë të përdorin zinxhirët.

Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

E ndërsa mësohet se të paktën 5 automjete kanë mbetur të bllokuar prej 3 orësh në Dibër si shkak i rënies së reshjeve të mëdha të dëborës.

Kështu të bllokuar kanë mbetur 15 persona dhe nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga Emergjencat Civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat