U ekzekutua me pistoletë silenciator në Bllok, zbulohet çfarë konflikti kishte biznesmeni

Shqipëria

U ekzekutua me pistoletë silenciator në Bllok, zbulohet çfarë konflikti kishte biznesmeni

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:28
Begalla kishte marrë në mirëbesim për qëllime biznesi sipërfaqe pronash në Kashar dhe Mëzes.

Plot 11 vjet pas vrasjes të biznesmenit 64 vjeç Afrim Begalla, njohur edhe me emrin Memli Begalla, policia ka arritur të zbulojë se ai ka pasur probleme të ndryshme me shumë persona.

Dy raste të reja kanë dalë në dritë përgjatë hetimeve që flasin për mashtrime të biznesmenit të ekzekutuar me pistoletë me silenciator pranë shtëpisë së tij, në zonën e ish-Bllokut nga dy persona që me maska shfaqen në kamera, por se nuk janë identifikuar.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Tv Klan se prej vitit 2013 e në vazhdim Begalla kishte marrë në mirëbesim për qëllime biznesi sipërfaqe pronash në Kashar dhe Mëzes.

Ai kishte premtuar partneritet në biznes për pronaret e tokave, por me pas dyshohet se i ka tjetërsuar ato, ose i ka shitur pa pëlqimin e të zotëve. Edhe paratë e fituara nga shitja, sipas hetuesve, Memli Begalla nuk i kishte ndarë me pronarët e tokave.

Në këto kushte ata janë konfliktuar me tregtarin, duke kërkuar së paku një pjesë të tyre. Mirëpo edhe pas kësaj situate, borxhi nuk është shlyer dhe kjo ka sjelle konflikte të ashpra me disa prej pronareve. Ata janë pyetur nga policia dhe kanë konfirmuar këtë version, por kanë mohuar çdo lidhje me vrasjen.

Hetuesit po vlerësojnë edhe një pistë që lidhet me mashtrime në Zvicër. Në këtë vend Begalla, ka pasur marrëdhënie me disa tregtarë gomash, të cilëve u ka marrë produkte me premtimin për t’ua kryer pagesat pasi të shiteshin. Edhe në këtë rast ai nuk i ka kthyer paratë.Pavarësisht këtyre të dhënave, dy djemtë e Begallës, të ripyetur nga policia, nuk kanë pranuar se i ati kishte pasur probleme me biznesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat