Denoncimi i PD: Zyrtarë socialistë po prishin provat për pronat e Spillesë

Shqipëria

Denoncimi i PD: Zyrtarë socialistë po prishin provat për pronat e Spillesë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 10:39
Partia Demokratike

Partia Demokratike denoncon se zyrtarë të lartë të administratës po bëjnë përpjekje për të prishur provat mepronat e grabitura të Spillesë.

Në një deklaratë për shtyp, PD thotë se janë zyrtarë të Partisë Socialiste, konkretisht drejtoresha e hipotekës Matilda Peza, siaps tyre “po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë”.

“Punonjësit e Hipotekës, që denoncuan pranë Partisë Demokratike presionin e paligjshëm të eprores së tyre Matilda Peza, thanë se babai i saj Aqif Peza tani është avokat i djalit të tezes, Asim Arkaxhiu, ish – Rregjistrues i Kavajës, i përfshirë në skandalin e pronave të Spillesë. Partia Demokratike dënon presionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës për të prishur hetimet ndaj djalit të tezes se saj dhe për të mbuluar vendimet korruptive të babait të saj gjatë drejtimit të Hipotekës së Kavajës. Ky është një rast flagrant që dëshmon se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por është bërë me e madhe për pushtetarët që vjedhin pasuritë e shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PD-së.

PD i kërkon prokurorisë të vendosë para përgjegjësisë penale drejtoreshën e Hipotekës së Kavajës, “për presionin e paligjshëm ndaj punonjësve të Hipotekës me pasojë pengimin e drejtësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat