Hetimet për Tahirin, ja çfarë thotë prokurori i Antimafias italiane

Shqipëria

Hetimet për Tahirin, ja çfarë thotë prokurori i Antimafias italiane

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 11:22
Federico Cafiero De Raho

Kreu i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho po viziton sot Shqipërinë ku ka takuar ministrin Xhafaj dhe më pas kryeprokuroren Arta Marku. Ai dha mesazhin e qartë se duhet të shkëputen lidhjet e krimit me politikën dhe njerëzit e pushtetshëm.

I pyetur enkas për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shëipërisë në lidhje me hetimet për Saimir tahirin, ai tha: “Bashkëpunojmë me ata që kanë në objekt të punës luftën kundër krimin e organizuar.

Ne kemi një rregull: Zbatojmë ligjin në mënyrë të barabartë për çdo qytetar të çdo niveli, pavarësisht nga statusi politik apo shoqëror. Në Itali hetohet kushdo. Kjo është forca jonë në Itali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat