Basha, Hahnit: Ndiko për një rekomandim pozitiv nga Komisioni

Shqipëria

Basha, Hahnit: Ndiko për një rekomandim pozitiv nga Komisioni

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 13:04
Basha dhe Hahn

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në takimin me Johannes Hahn, Eurokomisionerin për Zgjerimin, i kërkoi këtij të fundit të ndikojë për një rekomandim pozitiv nga komisioni.

“Pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë përqafuar vlerat e Bashkimit Europian”, ka thënë Basha.

Kreu i PD-së theksoi se opozita beson se hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri.

Basha siguroi Komisionerin Hahn për vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të zbatimit në mënyrë kushtetuese dhe të paanshme të reformës në drejtësi, si dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në takimin me komisionerin Hahn, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita është e vetëdijshme se vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe se Partia Demokratike do të luajë rol te rëndësishëm për arritjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat