Bushati reagon për deklaratat e Juncker: 2018, mundësi e artë për avancimin drejt BE-së

Shqipëria

Bushati reagon për deklaratat e Juncker: 2018, mundësi e artë për avancimin drejt BE-së

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 15:28
Edi Rama dhe Jean Cloud Juncker

Ministri i Punëve të jashtme, Ditmir Bushati ka përshëndetur mesazhet e dhëna nga presidenti i komisionit Evropian, Jean Cloud Juncker gjatë vizitës dhe takimeve të rëndësishme në vendin tonë.

Sipas Bushatit “mesazhet e Presidentit të Komisionit Europian Juncker për ecurinë e reformave shtetkonsoliduese në Shqipëri janë inkurajim për të vijuar me kursin e reformave pavarësisht pengesave dhe vështirësive”.

“Politika jonë e jashtme në rajon, e karakterizuar nga dinamizmi konstruktiv, trajtimi me realizëm e përgjegjshmëri i çështjeve ende të hapura në planin dypalësh, sikundër linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së, janë asetë që e bëjnë të dallueshme Shqipërinë në rajon. Viti 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat