Shpirti i shqiptares gjen paqe 1 vit pas vdekjes, zbulohet e fshehta e tmerrshme

Shqipëria

Shpirti i shqiptares gjen paqe 1 vit pas vdekjes, zbulohet e fshehta e tmerrshme

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 14:21

Një vit më pas, policia e Fierit dhe Prokuroria në Tiranë kanë hedhur dritë mbi vdekjen e një gruaje në qytetin e Fierit, e cila u tha në atë kohë se u nda nga jeta në mënyrë natyrale.

Por hetimet kanë nxjerrë në pah, se gruaja dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2017, dhe sot, pas më shumë se një viti, policia ka arrestuar burrin e saj. 

Namik Velaj 57 vjeç banues në Patos të Fierit, u arrestua pas vendimit të nxjerrë nga Gjykata për Krime të Rënda në Tiranë, e cila dha më 23 shkurt 2018, masën e sigurisë Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. 

Po ashtu, ka nisur edhe hetim ndaj mjekut të Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Mjeku me inicialet I.T akuzohet se nuk ka njoftuar policinë për vdekjen e gruas dhe se nuk ka bërë ekspertizë të saktë, duke deklaruar si vdekje natyrale ndarjen nga jeta të gruas Vreke Velaj.

Pas një pune hetimore disa mujore  nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të merret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar, - thotë policia në një njoftim zyrtar.

Hetimet janë ende në vijim, por mësohet paraprakisht se dyshimet e policisë janë që gruaja të jetë mbytur nga bashkëshorti i saj.

Ndaj mjekut është dhënë masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" në Policinë Gjyqësore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat