18 vjeçari zhduket mes mjegullës në Llogara, familja kërkon ndihmë

Shqipëria

18 vjeçari zhduket mes mjegullës në Llogara, familja kërkon ndihmë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 14:23
Faboi Bashllari

Në 18 vjeçar rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme.

Ndërsa familja ka shpërndarë fotot dhe të dhëna për të gjithë ata që und të kenë informacion. Bëhet fjalë për Fabio Bashllarin, i cili që prej ditës se djeshme rezulton i zhdukur pas një udhëtimi në Llogara. 

Mjegulla e madhe dhe bora moti i keq kanë vështirësuar komunikimin e tij me miqtë cka dhe ka sjellë humbjen e kontakteve.

Mesazhi

Quhet Faboi Bashllari dhe ka humbur.

Shkoi në Llogara për një udhëtim me miqtë, por i riu Fabio Bashllari nuk është bërë më i gjallë.

Ai u humbi 4 shokëve nga sytë për shkak të mjegullës dhe pavarësisht kërkimeve të dëshpëruara nuk është parë më që nga mbrëmja e djeshme.

Familja dhe miqtë janë në ankth për fatin e 18-vjeçarit nga Vlora dhe kërkojnë ndihmën e të gjithë banorëve.

Kush e ka parë në zonë, ose ka informacion të kontaktojë në numrin e mëposhtëm: 0686801107

Ju falenderojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat