Vrasja e biznesmenit në mes të Tiranës, autorët 'sfidojnë' policinë

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit në mes të Tiranës, autorët 'sfidojnë' policinë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 15:47
Memli Begalla

Autorët e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla nuk kanë pranuar të flasin para grupit hetimor, duke mohuar përfshirjen e tyre në krim. 

Ndërkohë grupi hetimor dyshon se borxhi që Begalla i kishte, Ardian Serezit, ishte krijuar për shkak të një ngarkese me drogë të kapur nga policia në vitin 2014 në aksin, Tepelenë-Gjirokastër

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Memli Begallës, dy javë më parë në zonën e ish-bllokur në kryeqytet.

ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, autori i dyshuar vrasjes Denis Demiri dhe ndihmësi i tij Ardian Serezi, nuk kanë pranuar të japin shpjegime lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre.

Ata, kanë mohuar gjithçka lidhur me akuzat e policisë dhe të prokurorisë, duke shtuar se e vërteta do të zbulohet shumë shpjet.

Paravërisht këtyre prentendimeve, policia e Tiranës, pohon se Demiri dhe Serizi, pas krimit qëndronin të fshehur në një banesë në zonën e Kombinatit. Për këtë ngjarje një tjetër person është shpallur në kërkim, teksa emri tij nuk është bërë i ditur për shkak të hetimit. Dyshimet e grupit hetimor, janë se të prangosurit kishin edhe një shtëpi të dytë që e përdornin si bazë, e cila ndodhet në qytetin e Durrësit.

Po kështu, provat që policia ka administruar dhe referuar në organin e akuzës nuk janë të plota. Përveç disa vëshgimeve dhe përgjimve ambientiale të kryera ndaj Denis Demirit dhe Ardian Serezi, uniformat blu, ende nuk kanë gjetur armën e krimit, e cila u përdor për ekzekutimin e 64-vjecarit, Memli Begalla.

 Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës dhe borxhet e pashlyera. Policia thekson se, në vitin 2014 Serezi u arrestua si i përfshirë në trafikun e narkotikëve, duke u kapur me një ton kanabisi në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Dyshimet kryesore janë se, Serezi, i cili ka pas qënë edhe ish-punonjës policie, kishte hyrë garant në emër të Memli Begallës, se paratë e drogës do t’ia shlyente persoanve të tretë, pasi të dërgonte lëndën narkotike në Greqi. Ky borxh i pashlyer, thekson policia e Tiranës, dyshohet të jetë shkaku i konflitit katër vjecar, ndëmjet Serezit dhe Begallës. Nga hetimet u zbulua se Demiri dhe Serezi u identifikuan nga kamerat e sigurisë kur kanë hipur në një makinë tip BMW të zezë pas vrasjes. Për të rënë në gjurmët e dy të arrestuarve, ata ishin mbajtur në përgjim për 6 ditë me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat