Ushtarët e Shqipërisë shpëtojnë 38 vjeçaren e sëmurë, që ishte bllokuar nga bora

Shqipëria

Ushtarët e Shqipërisë shpëtojnë 38 vjeçaren e sëmurë, që ishte bllokuar nga bora

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 16:38
Ushtarët e Shqipërisë shpëtojnë 38 vjeçaren e sëmurë, që ishte bllokuar nga bora

Pjesëtarë të Ushtrisë së Shqipërisë ka shpëtuar një grua 38 vjeçare, nën e dy fëmijëve e cila ishte e sëmurë dhe kishte mbetur e bllokuar nga bora.

Ajo ishte nga fshati Tejdrinë e Kukësit, ndërsa që për ta shpëtuar atë pjesëtar të ushtrisë kishin bërë 3 orë ecje në këmbë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur heronj pjesëtarët e FA-së.

Postimi i Ramës:

HERONJTË E DITËS – Pas 3 orësh ecje në këmbë, FA shpëtojnë nënën e sëmurë të dy fëmijëve në fshatin

Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat