Si i vodhi 2 milionë euro stomatologia “grosiste” biznesmenëve në Tiranë e Durrës

Shqipëria

Si i vodhi 2 milionë euro stomatologia “grosiste” biznesmenëve në Tiranë e Durrës

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 17:49
Olesia Duka

Kishte vjedhur plot 2 milionë euro.

Kaq është dëmi që stomatologia 38-vjeçare Olesia Duka, iu ka shkaktuar “viktimave” të saj. Nga hetimet prokuroria deri tani ka sekuestruar katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të 38-vjeçares.

Po ashtu hetimet janë në vazhdim për bashkëpunëtorët e saj. Nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale, thotë policia, ajo ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro.

Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike.

Nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat