Bushati kërkoi garantimin e të drejtave tërësore në Luginë të Preshevës

Shqipëria

Bushati kërkoi garantimin e të drejtave tërësore në Luginë të Preshevës

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 18:57
Ditmir Bushati dhe Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit në Beograd, sot ka takuar homologun e tij serb, Ivica Daçiq, me të cilin ka biseduar lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Bushati theksoi mbështetjen e vendosur të Shqipërisë për dialogun me ndërmjetësinë e BE-së, si instrumenti i duhur për të arritur drejt zgjidhjeve të përbashkëta për një sërë çështjesh të rëndësishme në dobi të jetës së qytetarëve të dy vendeve.

“Ky është investimi më i mirë që ofron mundësi reale drejt pajtimit përfundimtar dhe rrugës së përbashkët evropiane”, theksoi Ministri Bushati dhe kërkoi nga pala serbe vullnet real dhe angazhim të vendosur politik për çështje që përfshijnë kufizimet dhe pengesat për tregun e energjisë, gjithpërfshirjen dhe anëtarësimin në organizatat rajonale e ndërkombëtare.

Ministri Bushati nënvizoi interesin e posaçëm të qeverisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke kërkuar më shumë kujdes e vëmendje dhe përfshirje më të madhe në jetën social-ekonomike të Serbisë, si dhe garantimin e të drejtave tërësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat