Greqia heq Vulën Apostile, ja përfitimet që do të kenë emigrantët shqiptarë

Shqipëria

Greqia heq Vulën Apostile, ja përfitimet që do të kenë emigrantët shqiptarë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Greqia ka vendosur të heqë Vulën Apostile me Shqipërinë, çka nënkupton një regjim pa legalizim dokumentash, duke lehtësuar kësisoj procedurat për shqiptarët.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet vendimin e  Greqisë për tërheqjen e rezervës për Vulën Apostile ndaj Shqipërisë me efekt të menjëhershëm.

“Tërheqja e rezervës për Vulën Apostile ka një impakt pozitiv praktik kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve. Vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke kanë kapur vlerën e 6.7 milionë euro”, thuhet në deklaratë.

Përveç ndikimit real në jetën e përditshme të qytetarëve, tërheqja e rezervës për Vulën Apostile, tashmë nga të gjithë vendet anëtarët e BE-së, krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi.

Vendimi i Athinës zyrtare është në një linjë me Konventën e Hagës dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat