Sheh kufomën e xhaxhait në morgun e Elbasanit, vdes edhe nipi

Shqipëria

Sheh kufomën e xhaxhait në morgun e Elbasanit, vdes edhe nipi

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 20:06
Ilustrim

Një 44 vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen pasi ka shkuar në morg për të parë xhaxhain e tij që kishte ndërruar jetë më herët. Ngjarja ka ndodhur të hënën dhe policia thotë se shtetasi Astrit Osmani  44 vjeç ka gjetur vdekjen  pasi ka shkuar në morg.

Njoftimi i policisë: Më datë 26.02.2018 në ambientet e morgut të spitalit rajonal Elbasan, ku kishte  shkuar për të parë kufomën e  xhaxhait  ka gjetur vdekjen shtetasi A.O., 44 vjeç banues në Elbasan.

Nga veprimet e kryera  nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale.

 Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat